Kadetët përfundojnë me sukses kursin e Kërkim-Shpëtimit në Male dhe Mbijetesë
Sot kadetët e vitit të katërt e kanë përfunduar me sukses kursin e Kërkim-Shpëtimit në Male dhe Mbijetesë, të organizuar nga Qendra jonë Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim dhe Shpëtim.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka treguar se kadetët kanë treguar performancë të nivelit të lartë edhe pse janë sfiduar me aktivitete dhe kushte shumë të vështira.
”Krahas angazhimit për kërkim dhe shpëtim, situatat e mbijetesës shpesh vijnë pa paralajmërim. Prandaj do të duhet të jemi gati dhe në gjendje të përballemi me çdo pasojë. Trajnimi ka të bëjë me aftësimin me teknikat dhe mjetet, për të reaguar saktë kur vjen një situatë mbijetese në mot ekstrem, temperatura jashtëzakonisht të ulëta dhe në një mjedis natyror të ashpër”, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”./21Media