Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë Ushtarake në West Point

Kadeti i FSK-së, Arlind Sadiku, ka diplomuar në Akademinë Ushtarake në West Point në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të FSK-së.

“I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të kadetëve që vinë nga gjithë bota demokratike ishte Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ju drejtua kadetëve dhe të pranishmëve në ceremoni duke theksuar rëndësinë e shkollimit në këtë akademie dhe detyrat qe i presin liderët e rinjë në rrugëtimin e tyre në jetën ushtarake dhe duke i përgëzuar ata për punën angazhimin dhe diplomimin me sukses.

Kadet Sadiku do të vazhdoi punën e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së, me standardet më të larta të vendeve partnere dhe duke shpërndarë njohuritë e fituara tek pjesëtarët e FSK-së.”, thuhet në  njoftimin e FSK-së./21Media

Back to top button