Aksident trafiku me dy të lënduar në Prishtinë, dërgohet në mbajtje shoferi i veturës

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona të lënduar.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje pas rastit.
“Prishtinë / 26.05.2025 – 23:20. Ka ndodhur aksident në trafik në mes të një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët për tretman mjekësor janë dërguar QKUK. Me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?