Kadiu: Bislimi nuk e lëshoi mbledhjen, kryetarja e komisionit e shpalli të përfunduar

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka thënë se ky i undit nuk e ka lëshuar sallën gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.
“Kryetarja e Komisionit e shpalli mbledhjen e përfunduar, andaj zëvendëskryeministri Bislimi nuk e ka lëshuar e as nuk është larguar nga mbledhja, por ajo ka përfunduar, ashtu siç qenë e paraparë të zgjasë deri në ora 10:00, për shkak të fillimit të seancës parlamentare.”, ka shkruar Kadiu në Facebook.

Ai madje pati kritika për opozitën se po shfrytëzohet raportimi për shfaqje të tyre para kamerave.

“Me ftesë nga Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë ditën e sotme në raportimin në lidhje me çështjen e dialogut. Ai i dëgjoi me vëmendje të gjitha pyetjet e drejtuara dhe ofroi përgjigje në to, por çuditërisht në deputetët e opozitës ekzistonte ngutia për të argumentuar e jo ajo për të dëgjuar. Sikur të dëgjonin, ndoshta edhe do kuptonin. Raportimet ku ftohet zëvendëskryeministri, janë tryezë diskutimi, për të marrë përgjigje në lidhje me procesin, jo për të shfrytëzuar kohën për shfaqje/show para kamerave. “, shkroi Kadiu./21Media

Back to top button