Kadiu: Masat ndëshkuese të BE-së tashmë duhen hequr

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe se të njëjta “tashmë duhen hequr”.

Në një përgjigje për RTV21, Kadiu tha se Qeveria e Kosovës “ka qenë dhe mbetet” e përkushtuar për deeskalim.

“Në vazhdimësi e kemi theksuar qe masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe që tashmë duhen hequr. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për deeskalim, të cilën e dëshmoi dhe marrëveshja ne Bratislavë dhe implementimi në hapat e saj nga ana e Kosovës”, tha Kadiu.

Se masat ndëshkuese duhen hequr pas marrëveshjes në Bratisllavë, e kanë thënë edhe kryeministri Albin Kurti e zëvendësministri i parë Besnik Bislimi.

Megjithatë, edhe pas reduktimit të trupave të Policisë së Kosovës nga dhe përreth komunave veriore, BE-ja ende nuk ka dhënë shenja të zmbrapjes nga masat ndëshkuese.

Duket se BE po pret edhe caktimin e një date për zgjedhje të reja në veri, në mënyrë që të procedojë me heqjen e masave.

Blloku vuri masa si shenjë ndëshkimi për autoritetet kosovare, për “keqmenaxhimin” e krizës në veri. /21Media

 

Back to top button