Kadrijaj kërkon më shumë lobim te shtetet skeptike për vizat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar më shumë lobim dhe avokim nga institucionet e Kosovës për liberalizim të vizave te shtetet skeptike.
“U mbajt Samiti i BE-së dhe ne fatkeqësisht u refuzuam për liberalizim të vizave, mirë që edhe kjo qeveri e pranon tash sepse derisa ishte në qeveri nuk e ka pranuar që Kosova ka përmbush kushtet dhe kriteret për liberalizim të vizave, por dua të them se cili ka qenë angazhimi konkret i Qeverisë, Presidencës, Kuvendit, e i komisioneve parlamentare në mënyrë që t‘i vizitoj vendet skeptike për liberalizimin e vizave në mënyrë që të lobojmë. Të vetmin aktivitet e kemi pasur Shqipërinë dhe po kërkojmë prej Shqipërisë aktivitet dhe ne si komisione dhe si institucione nuk kemi qenë në nivel të detyrës sa i përket lobimit dhe avookimit për liberalizim të vizave por edhe lobimit dhe avookimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Andaj, nuk duhet kryetari i Kuvendit duhet të aktivizoheni duhet të Komisioni për Punë të Jashtme, duhet të aktivizohet komisioni për Integrime Evropian”, ka thënë ajo në seancën plenare.
Tutje, deputetja ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po arrin ta sjell në Kuvend për shqyrtim ligjin për diasporën, i cili mundëson trajtim të dinjitetshëm të mërgatës.

Back to top button