Kosova sfidohet nga Qipro

Kosova A te femrat sot do të ketë ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.
Federata e Basketbollit e Kosovës(FBK) ka njoftuar se vashat e Kosovës do të përballen me Qipron nga ora 15:30.
Dardanet kanë një fitore, ndaj Andorrës dhe një humbje nga Malta, kurse Qipro ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke mundur Norvegjinë 81:62.
Ndeshja transmetohet në YouTube në faqen zyrtare të FIBA-s apo në uebsajtin për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla./21Media

Back to top button