Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadrijaj: Kurti gjen kohë për Greqi, por jo të takohet me partitë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po gjen kohë të takohet me partitë parlamentare për të arritur një marrëveshje politike, por ka zgjedhur të qëndrojë disa ditë në Greqi në një simpozium.

Në një përgjigje për rtv21 deputetes Kadrijaj, tha se Kurti po vazhdon me avazin e vjetër për ta dërguar vendin sërish në zgjedhje.

“Ne nuk e kemi parë minimumin e angazhimit të Kurtit. Për mua ka qenë tepër e pakuptimtë që ka gjetur kohë të shkojë në Greqi, nëpër simpoziume, në vend që të jetë në Kosovë dhe të gjejë zgjidhje për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit. Ka pasur minimum angazhimi dhe minimum komunikimi me partitë parlamentare. Nuk e di se për kur Kurti e ka lënë kohën që të zhvillojë negociata apo të dërgojë ftesa. Apo do të vazhdojë me avazin e vjetër, njësoj siç ka vepruar në mandatin e kaluar, kur në momentet e fundit propozoi një kandidat nga LVV-ja, dhe ju e dini se cili ishte përfundimi.”, tha Kadriaj./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button