Kadrijaj për RTV21: Jemi kundër një Qeverie Konjufca

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së Time Kadrijaj, ka rikonfirmuar për rtv21 se deputetët e këtij subjekti politik janë unik kundër një Qeverie të Glauk Konjufcës.
‘’AAK-ja ka qenë unike prej fillimit. Kemi pasur deklarata të qarta dhe të sigurta se ne jemi të unifikuar rreth qëndrimeve tona, e ka thënë edhe lideri ynë se ne nuk e votojmë Qeverinë Konjufca”, tha Kadriaj./RTV21/21Media