Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas dështimit të 35-të për konstituimin e Kuvendit, Kadrijaj ka thënë se nuk sheh ndonjë angazhim nga LVV për sigurimin e 61-votave për kryeparlamentare.
“Më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet që të zgjedhet krye parlamentare dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të LVV-së për sigurimin e 61-votave për kryeparlamentaren dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ja ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë është që ju ka dhënë partisë së parë që të nominoj kandidatin për kryeparlamentare. Ne e kemi konceptuar e kemi pranuar këtë të drejtë, por nuk mund të pranojmë abuzimin që po e bën VV-ja. Po bëhet qëllimshëm moskonstituimi i Kuvendit”, deklaroi ajo. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?