Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans, kalon te Spono Eagles

Portierja kosovare, Venera Kafexholli, ka vendosur për hap të ri në karrierë. Ajo të shtunën e luajti ndeshjen e fundit për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, BSV Stans. Prej muajit të ardhshëm 20-vjeçarja i bashkohet skuadrës së njohur nga Zvicra, Spono Eagles. Synimi i Venerës është që të zë vend në ekipin e parë të Spono Eagles.
Venera e ka nisur karrierën pikërisht te Spono, ku qëndroi katër vjet. Në dy vitet e fundit ishte te skuadra Stans, ku kishte paraqitje të mira.
Venera Kafexholli vjet luajti për Kosovën U19 në Evropianin e Divizionit B. Tani është kandidate për vend në Kombëtaren A./21Media

Back to top button