Më shumë se 13 mijë krime lufte ruse po hetohen

Pas dënimit të ushtarit rus Vadim Shishimarin, i cili pranoi vrasjen e një civili 62-vjeçar në fazat e hershme të luftës, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës thotë se mijëra krime të tjera po shqyrtohen.
Iryna Venediktova tha për The Washington Post se, që nga e hëna, më shumë se 13 mijë raste të krimeve të dyshuara të luftës ruse janë duke u hetuar. Më herët sot, vlerësimi më i fundit i rasteve të tilla në shqyrtim ishte rreth 11,000, duke sugjeruar se lista po rritet me shpejtësi, përcjell rtv21.tv
Kievi e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mizori kundër civilëve gjatë pushtimit, por Kremlini mohon që trupat e tij të kenë vënë në shënjestër kalimtarë të pafajshëm./21Media

Back to top button