Kajtazi tërheq paralele rreth listës së LDK-AKR: “Labi para akademikut”?

Kajtazi tha se renditja e kandidatëve për deputetë në listat e partive është pazar

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka folur rreth renditjes së kandidatëve për deputetë në listat e partive politike politike, ku theksoi se 10-shja e parë e listave të dy koalicioneve më të mëdha është pazar, shkruan rtv21.tv

Kajtazi theksoi se kur e sheh në tërësi listën e LDK e shikoni se sa ka anomali në atë përbërje dhe se sa e turpshme është renditja e njerëzve aty. Ai u ndal me theks të veçantë të kandidati i AKR-së, këngëtari, Labinot Tahiri i cili theksoi se gjendet në listë para akademikut, Sabri Hamiti.

Kajtazi foli edhe për kandidaten nga, LDK, Vjosa Osmani për të cilën tha se ajo ka mundur që të përfundojë jashtë listës së kandidatëve për deputet nga LDK për shkak të qëndrimeve të saj./21Media

Back to top button