Kalimi te Chelsea nuk ishte opsioni i parë për Sterling

Raheem Sterling e dëshironte rikthimin te Liverpooli, para se të transferohej te skuadra e Chelseat nga Manchester City.
Ylli anglez ka pasur një periudhë jo të mirë që prej kalimit nga City te Chelsea për 55 milionë euro në verën e kaluar.
Në 22 paraqitje në të gjitha garat për “Blutë”, Sterling ka arritur të shënojë vetëm gjashtë gola, ndërsa ka regjistruar dy asistime.
Sidoqoftë, raportohet se 28 vjeçari shpresonte që të rikthehej te Liverpooli para se t’i bashkohej Chelseat.
Sulmuesi i krahut e filloi karrierën e tij si profesionist në “Anfield Road”, duke bërë debutimin e tij nënë urdhrat e Kenny Dalglish në vitin 2011.
Ai arriti të bëjë 129 paraqitje për Liverpoolin, duke qenë pjesë kyçe e sulmit të gjigantit anglez, asokohe përkrah dyshes së famshme, Luis Suarez dhe Daniel Sturridge.
Sipas “The Athletic”, Sterling e dëshironte rikthimin te Liverpooli verën e kaluar, por që trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp nuk ishte i interesuar në transferimin e tij.

Back to top button