Kallëzim penal për shtatë persona

SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër disa personave të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen në Matkë më 15 prill në të cilën jetën e humbi një djalosh 17-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se kallëzimi penal është dorëzuar kundër 18-vjeçarit A.E. për shkak të dyshimit bazik se ka kryer vepër penale “vrasje”, si dhe kundër 18-vjeçarit XH.S. dhe një 16-vjeçari nga fshati Shishovë, 16-vjeçari nga fshati Saraj, 13-vjeçari nga Shkupi, 14-vjeçari nga fshati Gërçec dhe 13-vjeçari nga fshati Saraj për shkak të dyshimit bazik se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në grindje”.

Më 15 prill rreth orës 15 para digës – Matkë e Poshtme ka ndodhur grindje verbale midis A.E., XH.S. dhe 16-vjeçarit nga fshati Shishovë edhe nga ana e të denoncuarve të tjerë nga ana tjetër. Pas një kohë të shkurtër grindja është shndërruar në rrahje në të cilën A.E. me thikë i ka shkaktuar lëndime në gjoks 17-vjeçarit nga fshati Saraj, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllait të tij me thikë i ka shkaktuar lëndime sipërfaqësore në gjoks.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, A.E. i është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa të denoncuarve të tjerë u është shqiptuar masë kujdesi./21Media

Back to top button