Kalon Projektligji i Administratës Shtetërore

Kuvendi votoi pikën e parë të ditës

Kuvendi i Kosovës e fillojë seancën plenare me votimin e gjitha amendamenteve të pikës së parë të rendit të ditës. Kuvendi votoi në shqyrtimin e dytë Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

Për secilin prej 65 amendamenteve të këtij projektligji, deputetët kanë votuar ndaras, pas kundërshtimeve që votimi për to të bëhet në pako.

Kanë mbetur edhe 8 pika të tjera për shqyrtim.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar që çdo amandament i projektligjeve të votohen një nga një dhe në formë elektronike. Procedurat e votimit të amandameteve të ligjeve përmes formës elektronike, marrin kohë.

Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

6. Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, PROMOTED CONTENT 8 Celebs And Body Parts That Made Them Famous brainberries.co 10 Asian Actresses Who Will Take Your Breath Away brainberries.co The Scariest Prehistoric Sea Monsters That Exist Today brainberries.co 7 Fascinating Underwater Cities You’ll Want To Visit brainberries.co

9. Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A./ 21Media 

 

Back to top button