Edhe nëse votohet ligji për pagat, deri në tetor nuk hyn në fuqi

LDK e konsideron ligjin për paga si diskriminues në shumë fusha

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka treguar se projektligji për pagat hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Rugova përmes një postimi në “Facebook”, tha se ky projektligj është pabarazi të mëdha në të gjithë sektorët.

“Diskriminim në shumë fusha, sektori i shëndetësisë në kolaps, infermierët të diskriminuar, pacientët në ankth, e këta shtetarët prap shesin mend se e bënë namin! Çka tani? Pse i humbën rreth 365,000 nxënës dhe student miliona orë mësim?! Kuj po i konvenon ky kaos, ky depresion kolektiv në sektorët më vital të jetës në këtë vend!”, ka sjkruar deputeti i LDK-së.

Naser Rugova e përfundoi postimin me “Qevereia e “vendimeve” të mëdha!!!!”.

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare ku po shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës. Në rend dite është edhe projektligji për pagat./21Media

Back to top button