Kaluan kufirin ilegalisht, ndalohen dy shtetas të Jordanisë

Dy shtetas të Jordanisë janë ndaluar në Leposaviq nën dyshimin se e kanë kaluar kufirin ilegalisht.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se ata janë dërguar në mbajtje.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT- Fsh. Jarinje, Leposaviq 07.06.2025 – 15:30. Nga patrulla policore janë ndaluar dy meshkuj shtetas të Jordanisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.