Kalueshmëria për patentë shofer ulet në 85 për qind

Po ashtu  edhe sistemi i marrjes së përgjigjes është lehtësuar

Naim Kelmendi, udhëheqës i Divizionit për Patentë Shofer në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), tha se për ndryshimet e Ligjit për Patentë Shofer në Kosovë, janë respektuar direktivat dhe standardet evropiane.

“Me udhëzimin e ri janë lehtësuar procedurat. Ne që disa vite i kemi pyetjet publike. Tani është kalueshmëria nga 90 në 85 %”, tha ai sot për televizionin publik.
Sipas tij edhe problemi i përgjigjes është lehtësuar. “Ne synojmë që të rrisim nivelin e kalueshmërinë për 15 për qind. Nëse kandidati bie nga provimi, menjëherë ai ka të drejt të paraqes provimi dhe jo më të pres siç ishte më parë me 15 ditë. Vlefshmëria e certifikatës mjekësore nga 1 vazhdon me 3 vite, vlefshmëria e testit teorik nga 1 vit në dy vite. Po ashtu edhe për kandidatët për nevoja të veçanta kemi bërë norma për ta për testim”, tha Kelmendi.

Back to top button