Kalush Orchestra interpretoi muzikë për refugjatët ukrainas në Izrael

Bendi Kalush Orchestra, i cili është zgjedhur për të përfaqësuar Ukrainën në garën e këndimit Evrovizion, intepretoi muzikë para një grupi refugjatësh ukrainas në Izrael.
Anëtari i bendit Oleksandr Slobodianyk ka thënë se me performancën e tyre do t’i tregojnë botës se Ukraina është gjallë dhe se do të ecë përpara përkundër asaj se Rusia ka pushtuar vendin.
Oleksandr Slobodianyk ka thënë se sipas mendimit të tij, Rusia ka humbur luftën tashmë. Ai ka thënë se është pikëlluese e tërë kjo që po ndodh në vendin e tyre, se ka kohë që nuk i ka parë dy fëmijët e tij, të cilët janë detyruar të ikin nga Ukraina. Të gjitha ato skena të tmerrshme që po ndodhin atje, e tmerrojnë atë, ka thënë ai.
Slobodianyk po ashtu ka thënë se do të jep më të mirën nga vetja në Eurovizon, dhe beson se vendi i tij do të fitojë jo vetëm luftën, por edhe Eurovizonin.
Sonia Yevgeniyeva është 16 vjeçe nga Ukraina. Ajo ka thënë se shoqëria e saj është shumë e impresionuar që ajo ka takuar bendin Kalush Orchestra.
Sonia ka thënë se preferon muzikën ukrainase, se atë e dëgjon çdo ditë dhe Kalush realizon këngë shumë të mira. Sipas saj, ai është i njohur në Ukrainë.
Sonia ka treguar se u ka dërguar mesazhe shoqërisë së saj nga Kievi, prej nga edhe vjen, dhe ata janë befasuar që ajo është takuar me ta.
Në lidhje me Eurovizionin, ajo ka thënë se përfaqësimi i Ukrainës në Eurovizion në gjendje lufte tani do të jetë shumë emocionuese për të gjithë ata.
Sa i përket Rusisë, asaj iu ndalua pjesëmarrja në Eurovizion për shkak të invazionit në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur Unioni Transmetues Evropian i Evrovizionit muajin shkurt 2022.
Gara e madhe evropiane e këndimit “Eurovizion 2022” do të mbahet në Torino të Italisë me datat 10, 12 e 14 maj.
Në të do të marrë pjesë edhe Shqipëria, me përfaqësuesen Ronela Hajatin. Ajo do të interpretojë këngën “Sekret”./21Media

Back to top button