Haradinaj ngrit dyshime: Qytetarët po vidhen përmes faturave të rrymës, prokuori hetoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë kërkesë prokurorisë që të hetojë siç ka thënë ai fryerjen e faturave të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se ky hetim duhet të bëhet krahas hetimit për punësime abuzive në KEK.
“Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri. Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur.”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe sot edhe LDK ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal lidhur me punësimet në KEK./21Media

Back to top button