“Kam pritur shumë”, Elvana Gjata jep lajmin e bukur…

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka paralajmëruar një koncert madhështor më 22 qershor në “Air Albania Stadium” në Tiranë.

22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

Elvana ka thënë se do të jetë një natë shumë e veçantë për të, të cilën e ka pritur për shumë kohë.

“Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju, dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq 🙂 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada, për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit”, ka shkruar Elvana Gjata në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Back to top button