Dy vetura të postës së Serbisë ndalohen rrugës për në Leposaviq

Dy vetura të postës së Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pranë urës së Bistricës, rrugës për në Leposaviq.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se brenda këtyre veturave janë gjetur një shumë e madhe e parave, megjithatë nuk tregoi shifrën e saktë.

Raportohet se veturat janë dërguar në Terminalin Doganor në jug të Mitrovicës./21Media

Back to top button