”Kam qene kaq budalla, nga kemisha ne gune”

Dritëro Agolli ishte poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kishte lindur në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën ”Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku edhe kishte bërë sprovat e para letrare.
Në vitet 1952 – 1957 ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Letersisë të Universitetit të Leningradit. Në vitet 1957 – 1972 ka punuar si redaktor e gazetar në të përditshmen ”Zëri i popullit” .
Ndërsa, në vitet 1973 – 1992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli ishte një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishem të brezit të viteve 1960-ta./21Media
 
Poezi nga Dritëro Agolli

Në femijëri

I vogel, i shtrire ne shtrat, i semure
Digjem nga bajamet ne flake
Dhe qaj me lotet curke,
Tek lutet gjyshi: ”ha darke”!
Andej nga ahuri gjyshja troket me nallanet,
Ne grazhd pellet laramania lope…
“Po lopen e zene bajamet?”
Pyes une budallai i vogel.
Dhe gryka e lopes me shfaqet ne gjume
Si furre e kuqe me bajame si veze pate.
Bretkosat kendojne si zoga uji ne lume,
Edhe ato me bajame…
Cudi! Si mbiu poezia tek une!…
Kam qene kaq budalla, nga kemisha ne gune!

Back to top button