“Kam vajzën me 40 temperaturë”, qytetarët në radhë para Qendrës Shëndetësore, nuk ka teste Covid

Mungesa e testeve për Covid-19 në Qendrat Shëndetësore në Tiranë është kthyer në një problem.
Dhjetëra qytetarë presin prej ditës së djeshme për të kryer analizën dhe për të mësuar nëse janë infektuar apo jo.
“Kam vajzën me 40 temperaturë. Kemi ardhur për të bërë testin, erdhja dje në 11, Qendra ishte e hapur dhe nuk kishte teste. Dhe sot që në 8:30 dhe presim” u ankua një nga qytetarët në radhë./Oranews

Back to top button