Kamarieri arrestohet për falsifikim parash

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën falsifikim i parasë.
Siç njofton policia, i dyshuari punonte si kamarier në një kafiteri në një fshat të Novobërdes dhe aty në fund të ndërrimit bënte dorëzimin e pazarit me monedha të falsifikuara.
“I dyshuari me iniciale (SH.J.) me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier në një kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400€, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara. Lidhur me rastin me datën 06.06.2022 njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale.”, thuhet në njoftoimin e policisë
Policia njofton se me datë 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button