Kamberi: Diskriminim, vetëm 17% e shqiptarëve në Preshevë janë të punësuar në institucionet shtetërore lokale

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur rreth diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

Ai përmes një postimi në platformën X ka thënë se ndonëse shqiptarët në Luginën e Preshevës përbëjnë 71% të popullsisë, kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale të qarkut.

“Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi./21Media

Back to top button