Kamberi: Koordinimi i politikës shqiptare, rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës.
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi pas takimit ka thënë se “koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”.
“Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam per procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë. Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”, tha Kamberi.
Ndërkaq, Osmani ka thënë se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative./21Media

Back to top button