Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me Sir Peach?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon dhe kontinent. Osmani përsëriti përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe dhe siguri, duke nënvizuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtar për këto çështje.
Presidentja falënderoi Sir Peach për angazhimin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, gjersa ka shprehur vendosmërinë që të vazhdohet koordinimi me Mbretërinë e Bashkuar si një nga aleatët kryesor dhe historik të Kosovës./21Media