Kamberi mirëpriti vendimin për financimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin për financimin e teksteve shkollore nga Qeveria e Kosovës për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Kamberi, sonte ka deklaruar se ky është shembull i mirë i bashkërendimit të politikave për nevojat që ekzistojnë në këtë rajon.
“Prezenca e Qeverisë së Kosovës me projekte konkrete të bashkërenduara me Këshillin Kombëtar Shqiptarë po e formëson përkujdesjen institucionale të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Faleminderit”, ka shkruar Kamberi në Facebook./21Media

Back to top button