Kamberi për 28 nëntorin: Kjo festë për ne është çështje identiteti

Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, ka folur për festimin e 28 nëntorit në Bujanoc dhe rëndësinë simbolike të kësaj feste.

“Mund të jetë një simbolik, kjo festë për ne është çështje identiteti tonë dhe lufta jonë politike që nga viti 2001 është në tentativat e vazhdueshme në përpjekjet e vazhdueshme për ta ruajtur këtë simbol”, deklaroi ai.

Përveç kësaj, ai përmendi se vitin e kaluar festa u mbajt në Preshevë, ndërsa këtë vit do të festohet në Bujanoc./21Media

Back to top button