Kamberi për ndalimin e kosovarëve në Serbi: Mirë se vini në të ’90-at

Ndalimin që Serbia ua ka bërë shtetasve të Kosovës nga e marta në mbrëmje nëpër pikëkalimet kufitare, Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur rikthim në vitet e 90-a.

“Mirë se vini në të ‘90-at. Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për ‘procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues’”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi tutje ka shkruar se, Serbia, sot, po e shkel brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut ‘qarkullimin e lirë’’.

 

Back to top button