Kamberi takon Escobarin, diskutojnë për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve të Luginës

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi takoi të dërguarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.
Përmes Facebook-ut, Kamberi njoftoi në takim u diskutua për nevojën e trajtimit të drejtë të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, tha Kamberi./21Media


 

Back to top button