Kamberi: Vuçiqi dhe Daçiqi nuk i duan shqiptarët në institucione shtetërore të Serbisë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka deklaruar se Komisioni Republikan Zgjedhor ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit.
Kamberi përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se Vuçiqi dhe Daçiqi dëshmojnë se nuk duan integtim të shqiptarëve në institucione, por duan kontroll të Komunva të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëvr praninë dhe përfshirjen.
”Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit”, ka thënë Kamberi.
Ky i fundit ka shtuar se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucion.
”Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen. Para disa viteve përjashtuan edhe ata pak shqiptarë të mbetur në Medvegjë nga vendimmarja komunale. Nesër përfshihen në vendimmarjen komunale të Preshevës”, ka shkruar tutje Kamberi./21Media

Back to top button