Prokuroria jep detaje për vrasjen në Kaçanik

Sot rreth orës 14:00 një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kaçanik.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me rastin, ku ka treguar se motivet e kësaj ngjarje nuk dihen ende dhe të dyshuarit gjenden në arrati.
Të dyshuarit akuzohen për veprën penale ” Vrasja e rëndë”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor./21Media

Back to top button