Kamberi: Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka njoftuar se zgjedhjet e parapara për ditën e sotme në Tërnoc nuk janë mbajtur. Ai ka fajësuar komisionerët e Ivica Daçiq për pengesa, për çka tha se nuk do i lejojnë.
Ish-deputetit në Parlamentin e Serbisë i duhen gjithsej 610 vota për të marrë mandatin e serishëm, për çka herën e fundit ai nuk ka arritur të sigurojë ulëse për 12 vota.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, kjo është hera e katërt që janë paraparë zgjedhjet në Tërnoc, meqë Gjykata Administrative vendosi pro ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës./21Media

Back to top button