Kamera kujdestare: Pakujdesia!
Keni kujdes kur shkoni në Pallatin e Rinisë e të Sporteve në Prishtinë!
Nëse mendoni se këtu punojnë dyert automatike elektrike – gaboni!
Njëra derë nga rruga “Garibaldi” ka vite që është prishur kurse ata të Drejtorisë së Pallatit u tha se nuk po gjejnë mjeshtër adekuat, se duhet shpallur tender, ani se për një derë!
Thuase për mësyesh, këto ditë u prish edhe dera tjetër ajo jryesorja përballë NEWBORN-it dhe kjo po shkakton nervoz e telashe për vizitorët e shumtë që frenkfentojnë në këtë objekt i cili tashmë edhe me ” letra” i ka kaluar në pronësi Komunës së Prishtinës, e cila duket se menjëherë e ka harruar…/21Media
