Policia jep detaje për personin i cili u gjet i vdekur në veturë në Rahovec

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk kanë vërejtur shenja të dhunës

Një person është gjetur i vdekur në veturë në fshatin Xërxë të Rahovecit, gjatë mesnatës.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Rreth orës 01:55, Stacioni i Policisë në Rahovec është informuar se një fshatin Xërxë të Rahovecit, është gjetur një veturë e ndaluar brenda të cilit ishte një person, i cili dyshohej se kishte vdekur. Ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e viktimës Sh.T., 51 vjeçar”, ka thënë Podrimja.

Ajo tutje ka shtuar se nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes në trupin e viktimës nuk kanë vërejtur shenja të dhunës, por megjithatë me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Policia po vazhdon hetimin për këtë rast./kallxo.com

Back to top button