Kaloni te përmbajtja kryesore

Kamioni qarkullon në mes të New Yorkut me mesazhin për të mos harruar krimet serbe

Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku po vihen në pah raportet e mira mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës derisa bëhet apel që të mos harrohen krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Në ekranin e një kamioni që qarkullon në rrugët e New Yorkut shihen edhe fotografi që dëshmojnë krimet e Serbisë gjatë luftës.

Në po të njëjtin ekran thuhet se Rezoluta 2467 e mban përgjegjëse Serbinë për krimet e luftës.

Ndërkaq videon e ka publikuar në platformë “X” të njohur më parë si “Twitter”, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradiaj. Sipër saj ajo ka shkruar se “kjo është e vërteta dhe asgjë tjetër”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button