Kamioni shkel një fëmijë 15 mujash në Zllapushë

Shoferi i kamionit është arrestuar

Drejtoria  e Policisë Rajonale – Prizren,  njofton se sot rreth orës 11:45 minuta në një rrugë në fshatin Zaplluzhë ka ndodhur një aksident trafiku i cili për pasojë ka lënë të vdekur një fëmijë.

Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, në prani edhe të prokurorit të shtetit, thuhet se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë në përcjellje të një fëmije tjetër.

Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë./21Media

 

         

Back to top button