Partia Fjala hap fushatën në Skenderaj

Partia Fjala, e cila nuk ka hyrë në koalicion me asnjë parti të madhe, ka hapur sot fushatën edhe në Skenderaj

Sot Partia Fjala hapi fushatën në Skenderaj, ku prezantoi tetë kandidatët e saj nga kjo komunë.

Pas prezantimit kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi dhe kandidatët vizituan bizneset dhe takuan qytetarët e Skenderajt.

Fjala ka hapur fushatën sot edhe në Vushtrri dhe Mitrovicë, ku po ashtu veç tubimit me simpatizantë, kanë takuar qytetarë.

Fjala është e vetmja parti, ku të gjitha takimet është duke i mbajtur në sheshet e qyteteve./21Media

Back to top button