Kampioni e mposhti Drenicën, Gjilani e Malisheva luajnë baras

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur 2:1 Drenicën.
Golat për kampionin i shënoi Albion Rrahmani (minuta e 25’ dhe minuta e 89’), kurse te Drenica golin e nderit e shënoi Bitsouka Koxy në minutën e 8’.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tejet interesante mes Gjilanit dhe Malishevës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Golat për Gjilanin i shënuan Albert Dabiqaj (minuta e 30’) dhe Mevlan Zeka (minuta e 80’), kurse te Malisheva golashënues ishin Ronald Sobowale (minuta e 18’) dhe Bleart Tolaj (minuta e 64’).
Rezultatet finale:
Ballkani 2:1 Drenica
Gjilani 2:2 Malisheva.

Back to top button