Messi shpëtimtar, PSG fiton ndeshjen dramatike kundër Lille

Ndeshje e bukur dhe dramatike ishte kjo mes Paris Saint-Germain dhe skuadrës së Lille, ku kampioni francez arkëtoi pikët e plota falë golit të Lionel Messit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Parc des Princes” u shënuan plot shtatë gola, ku PSG e mposhti Lille në një ndeshje dramatike me rezultat të ngushtë 4:3.
Fillimisht, PSG krijoi epërsi prej dy golash në fillim të ndeshjes falë golave nga Mbappe (minuta e 11’) dhe Neymar (minuta e 17’), kurse Lille e ngushtoi rezultatin në 2:1 falë golit të Diakites në minutën e 24’.
Pjesën e dytë e nisi më mirë Lille, ku e barazoi rezultatin përmes David në minutën e 58’, ndërsa e përmbysi epërsinë e PSG-së në 3:2 falë golit të Bambas në minutën e 69’.
Parisienët u rikthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në 3:3 falë Kylian Mbappes në minutën e 87’, ndërsa Lionel Messi ishte heroi i PSG-së, ku shënoi golin e fitores në minutën e 90+4’ shtesë nga gjuajtja e lirë.
Me pikët e reja, PSG përforcon vendin e parë, tani në kuotën e 87 pikëve, krahas Lille që renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 4:3 në favor të PSG-së.

Back to top button