​Kampioni fiton pa problem, ja rezultatet e ndeshjeve të FA Cup

Kanë përfunduar shtatë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në kuadër të FA Cup, ku kemi rezultate interesante, ndërsa kampioni, Manchester City e ka nisur aventurën e mbrojtjes së këtij titulli me fitore.

Manchester City ka siguruar kualifikimin në 1/16-ën e FA Cup, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 skuadrën e Huddersfield.

Golat për Cityn i shënuan Foden (minuta e 33’ dhe 65’), Alvarez (minuta e 37’), Bobb (minuta e 58’) dhe Doku (minuta e 74’).

Ndërkaq, skuadrat e Premier Ligës si Nottingham Forest, Luton e West Ham barazuan sot.

Nottingham barazoi 2:2 me Blackpool, Luton barazoi pa gola me Bolton, kurse West Hami barazoi 1:1 me Bristol Cityn.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në FA Cup i gjeni më poshtë.

 

Luton 0:0 Bolton

Manchester City 5:0 Huddersfield

Nottingham 2:2 Blackpool

Peterborough 0:3 Leeds United 

Shrewsbury 0:1 Wrexham

West Brom 4:1 Aldershot

West Ham 1:1 Bristol City

Back to top button