Kampioni i Botës nuk i frikësohet askujt përveç gruas

Kampioni i Botës në kikboks, Azem Maksutaj sonte në emisionin veror “21 Gradë” në RTV21 tregoi se të gjithë titujt i dorëzon para gruas së tij.
Maksutaj kur u pyet se cila është frika e tij më e madhe? Ai u përgjigj duke qeshur “natyrisht, gruaja, veç gruas nuk i tutna askujt”.
Azemi në vitin 2007 i ka dhënë fund beqarisë.
Ndërsa sa i përket jetës profesionale, ai i ka dhënë shumë vlerë dhe cilësi sportit botëror, kështu duke u bërë katërmbëdhjetë herë kampion bote./21Media

Back to top button