Bebe Rexha publikon projektin e ri “Chase It (Mmm Da Da Da)”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar hitin e saj më të ri “Chase It (Mmm Da Da Da)”.

Kënga është rezultat i bashkëpunimit të Bebes me një ekip të prodhuesve të talentuar të zhanrit “house” të muzikës, të cilët janë të njohur për punën e tyre në skenë. Chris Lake, Sammy Virji, Punctual dhe Marco Straus kanë bashkuar forcat për të sjellë në veshët e dëgjuesve një melodi të gjallë me ritme që të ftojnë të rrëshqitësh në valën e muzikës.

Klipi i kësaj kënge e shfaq 34-vjeçaren në një frymë të guximshme dhe provokuese, duke e paraqitur atë teksa kërcen me pasion nën ritmet e këngës së saj.

Back to top button