Kampioni rikthehet në vendin e dytë, mposht Aston Villan

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Aston Villas, ku kampioni ka arkëtuar pikët e plota.
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Aston Villas, ku kampioni ka arkëtuar pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Rodri, ku kaloi Cityn në epërsi qysh në minutën e 4’ të ndeshjes.
Më pas, epërsinë për skuadrën e Guardiolas e thelloi Ilkay Gundogan, i cili shënoi në minutën e 39’ për 2:0.
City nuk u ndal me kaq, ku e gjeti edhe golin e tretë të ndeshjes nga penalltia, të cilën e konkretizoi me sukses Riyad Mahrez në minutën e 45+1’.
Ndërkaq, golin e nderit për Aston Villan dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Ollie Watkins, i cili në minutën e 61’ e vulos rezultatin final në 3:1.
Me pikët e reja, City rikthehet në pozitën e dytë ku ngjitet në kuotën e 48 pikëve, tre sosh afër liderit, Arsenalit dhe dy më shumë se rivali i qytetit, Manchester United në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Aston Villa renditet në vendin e 11 me 28 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Cityt.

Back to top button