Kanali i pavarur i Rusisë, TV Rain kthehet në transmetim

TV Rain, kanali i pavarur i Rusisë u kthye në transmetim, pas më shumë se katër muaj pasi ishte detyruar të mbyllej për shkak të mbulimit të luftës në Ukrainë.

I njohur si Dozhd në rusisht, rifilloi transmetimin nga Letonia, duke transmetuar një program lajmesh në kanalin e tij në YouTube.

Dozhd ishte bllokuar nga autoritetet ruse në fillim të marsit – vetëm disa ditë pasi Moska kishte filluar luftën në Ukrainë.

Shumë punonjës më pas ishin larguar nga Rusia dhe më vonë kishin filluar punën për rindërtimin e kanalit jashtë vendit.

Dozhd rifilloi punën e tij nga një studio në kryeqytetin e Letonisë Riga në orën 20:00 me orën e Moskës (17:00 GMT) të hënën me një program lajmesh.

Ai tha se kishte marrë një licencë transmetimi të BE-së dhe programi i plotë do të rifillojë në vjeshtë nga Riga dhe gjithashtu Amsterdami, Parisi dhe Tbilisi, Gjeorgji.

Në mars, rregullatori rus i telekomunikacionit kishte bllokuar Dozhdin sepse po e përshkruante pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt si një “luftë”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Rregullatori kishte akuzuar gjithashtu Dozhdin për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”.

Ligjet e reja kanë detyruar të gjitha mediat kryesore të pavarura ose me prirje liberale të Rusisë – duke përfshirë Ekho Moskvy dhe Novaya Gazeta – ose të mbyllen ose të zhvendosen jashtë vendit./21Media

Back to top button