Xhamia e njohur e shekullit të 17-të dëmtohet gjatë restaurimit

Një xhami iraniane e shekullit të 17-të e konideruar si kryevepër arkitekturore është dëmtuar gjatë punimeve të restaurimit, pranuan zyrtarët.
Xhamia Shah në Isfahan konsiderohet ndoshta si më e bukura në Iran dhe është pjesë e një siti të Trashëgimisë Botërore të Kombeve të Bashkuara.
Por, në fotografitë e fundit, njëra anë duket e pabarabartë, ndërsa modelet e saj dalluese të luleve nuk përputhen.
Zyrtarët i pranuan defektet, por thanë se ato mund të korrigjoheshin.
Puna “ende nuk ka përfunduar”, tha restauratori i projektit, Mehdi Pakdel. Ai fajësoi problemet me skelat e përdorura, si dhe sfidat e paraqitura nga lartësia e kupolës 54 m (177-ft).
Xhamia ishte ndërtuar gjatë asaj që njihet si epoka e artë e Isfahanit, qyteti i tretë më i madh në vend, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Me pllakat e saj të mrekullueshme me model blu dhe të verdhë, ajo është një magnet për adhuruesit dhe turistët myslimanë nga brenda dhe jashtë Iranit.
“Mbikëqyrësit dhe restauruesit e kuptuan se kishte dëmtime, veçanërisht në pjesën e sipërme të kupolës”, tha Alireza Izadi, kreu i trashëgimisë për qytetin, sipas mediave shtetërore./21Media
Një punëtor riparon xhaminë e Shahut në Iran
Kupola e Xhamisë së Shahut

Back to top button