Kancelari austriak do të udhëtojë për në Rusi për ta takuar presidentin rus

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Kjo pason vizitën e Nehammer në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ai po shkon atje, pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të inkurajuar dialogun”, ka thënë zëdhënësi i Nehammer./21Media

Back to top button